​Kërcënoi prindërit se do ta djegë shtëpinë, dënohet me një vit burg

Kronikë e zezë

​Kërcënoi prindërit se do ta djegë shtëpinë, dënohet me një vit burg

Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka dënuar me një vit heqje lirie dhe 500 euro gjobë të pandehurin B.M., për shkak të veprës penale dhunë në familje.

Në një komunikatë për media nga Gjykata Themelore në Prizren bëhet e ditur se i akuzuari më 24.04.2020 kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij, ku pas një mosmarrëveshje, duke qenë nën ndikimin të narkotikëve, ka kërkuar para në vlerë 100 euro, dhe kur prindërit kanë refuzuar, i njëjti i ka kërcënuar se do të djegë shtëpinë duke gjuajtur gurë në drejtim të kulmit të shtëpisë.

Ndryshe, i pandehuri gjobën prej pesëqind euro është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa në dënimin me burg do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 24.04.2020 deri 23.05.2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat