Policia jep detaje për grabitjen me armë në Dardani

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për grabitjen me armë në Dardani

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Të hënën në orën 13:00 ka ndodhur një grabitje në një institucion mikro financiar në lagjen Dardania në Prishtinë.

Rastin në polici e ka lajmëruar menaxheri i kësaj filiale, ndërsa sipas policisë dy grabitësit kanë ikur në drejtim të panjohur.

Ende nuk dihet se sa është shuma e parave të vjedhura.

“Bulevardi Bill Klinton, Prishtinë 08.02.2021 – 12:45. Ankuesi mashkull  kosovar, menaxher në filialin mikro financiar, ka raportuar se dy persona të panjohur  dhe të armatosur i kanë grabitur në shumë të parave  (shuma nuk dihet)  dhe janë larguar n drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat