Një person theret me thikë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Një person theret me thikë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Një rrahje mes dy personave në Prishtinë, ka degjeneruar edhe  në përdorimin e thikave, ku për pasojë një person është therë me thikë, ndërkohë që Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin.

“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën  për një rrahje në progres në Lagjen e spitalit në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin  e ngjarjes”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se bazuar në  informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë (thikë) dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar në vendngjarje personin e dyshuar si dhe ka konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka theksuar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat