Dënohet më një vit burg dhe 800 euro gjobë për mashtrim për vizë

Kronikë e zezë

Dënohet më një vit burg dhe 800 euro gjobë për mashtrim për vizë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 12:38
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur fajtor të akuzuarin A.P. për shkak të mashtrimit me viza. I njëjti është dënuar me një vit burg dhe 800 euro gjobë.

A.P., me datë 23 mars 2019, në Prizren, pas marrëveshjeve paraprake mes vete rreth një vize dyditore për në Republikën e Danimarkës, merr të holla nga i dëmtuari L.A., me arsyetimin se i duheshin për të paguar sigurimin për vite në Ambasadën e Danimarkës në Shkup.

Nga ajo ditë, A.P., largohet duke mos iu përgjigjur në numrin e telefonit, me të cilin numër kishte kontaktuar deri në atë kohë me të dëmtuarin, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkakton dëm material në vlerë prej 280 euro

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Për të akuzuarin A.P., Gjykata kishte lëshuar urdhërarrest që nga data 10 nëntor 2020, dhe pas sjelljes nga ana e Policisë së Kosovës, në shqyrtimin fillestar i akuzuari A.P., ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat