Përplasen tre automjete në Tiranë, plagoset një prej pasagjerëve

Kronikë e zezë

Përplasen tre automjete në Tiranë, plagoset një prej pasagjerëve

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Tre automjete janë përplasur ditën e sotme në rrugën “Dervish Hima” në kryeqytet.

Për pasojë, është plagosur pasagjeri i njërit prej mjeteve dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Mbetet e paqartë si ndodhi aksidenti ndërsa shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 22.02.2021, në rrugën “Dervish Hima”, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri i njërit prej mjeteve shtetasi S.V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat