Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se vuri në qarkullim para të falsifikuara

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se vuri në qarkullim para të falsifikuara

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi që dyshohet se kishte vënë në qarkullim para të falsifikuara.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Eliot Engel”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsioni nën dyshimin e vënies në qarkullim të parasë së falsifikuar”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat