Një person rrah katër të mitur në Zveçan

Kronikë e zezë

Një person rrah katër të mitur në Zveçan

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht katër të mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:00 në fshatin Zhitkovc, në Zveçan.

Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të lënduar, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht katër viktimat meshkuj kosovar të mitur. Nuk raportohet për të lënduar, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat