Në Prishtinë njëri e bën babain për spital, tjetri ushtron dhunë ndaj gruas!

Kronikë e zezë

Në Prishtinë njëri e bën babain për spital, tjetri ushtron dhunë ndaj gruas!

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë familjare, në Prishtinë.

Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babain e tij.

“Prishtinë, 22.02.2021 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Dhunë ndaj bashkëshortes ka ushtruar një tjetër person, po në kryeqytet.

“Prishtinë, 23.02.2021-17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat