814 qytetarë gjobiten për mos respektim të masave anti-COVID

Kronikë e zezë

814 qytetarë gjobiten për mos respektim të masave anti-COVID

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Situata me COVID-19 vazhdon të jetë mjaftë e rëndë anembanë botës, e ngjashëm edhe në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 461 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Kësisoj nga qytetarët kërkohet që ende të vazhdojnë të respektojnë masat anti-COVID, në mënyrë të parandalimit të përhapjes edhe më të madhe të këtij virusi.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka  shqiptuar 814 tiketa trafiku për të gjithë qytetarët të cilët nuk po respektojnë këto masa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat