Gjendet i vdekur një person në Istog, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në Istog, policia jep detaje

Më: 1 mars 2021 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një person është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës mbrëmë në Komunën e Istogut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se viktima është gjetur i shtrirë në fshatin Studenicë.

“Mbëmë policia është informuar që në fshatin Studenicë është një person i shtrirë, policia ka dalë në vend të ngjarjes edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai.

“Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore”, ka bërë të ditur ai, derisa ka thënë se po hetohen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat