Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion në Prishtinë

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion në Prishtinë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor jugu, sot rreth orës 12:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë të tipit Golf 6.

Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: -një (1) revole të tipit Visa , si dhe -6 fishekë.

I dyshuari; -A.M. mashkull 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,është shoqëruar në stacionin policor.

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat