Gruaja nga Vushtrria e gjen familjarin të vdekur në oborr

Kronikë e zezë

Gruaja nga Vushtrria e gjen familjarin të vdekur në oborr

Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Një grua nga Vushtrria ka gjetur të vdekur në oborrin e shtëpisë, një familjar të saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e së premtes në rrugën “22 Maji” në Vushtrri, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas Policisë, dëshmitarja ka njoftuar se viktimën e ka gjetur të përmbysur në një pusetë në oborrin e shtëpisë.

 “Vdekje e dyshimtë-Rr. 22-Maj, Vushtrri 05.03.2021-11:17. Dëshmitarja femër kosovar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë  ka gjet të përmbysur në një pusetë familjarin e saj viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse”, ka bërë të ditur Policia.

Tutje është bërë e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës  dërgohet në IML”, ka bërë të ditur Policia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat