5 raste me dhunë në familje vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Kronikë e zezë

5 raste me dhunë në familje vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Më: 11 mars 2021 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar pesë raste me dhunë në familje, katër nga rastet kanë qenë dhunë ndaj bashkëshorteve.

Gjatë javëve të fundit numri i rasteve me dhunë në familje është rritur dukshëm, vetëm gjatë 24 orëve janë bërë të ditura pesë raste nga raporti policor.

“Mitrovice Jugu, 10.03.2021 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Podujevë, 09.03.2021 – 22:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Podujevë, 10.03.2021 – 18:00. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Prizren, 10.03.2021 – 10:48. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur me mjet të mprehtë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin Policor.

Ndërsa edhe një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Komunën e Prizrenit, ku i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 6 orë.

“Prizren, 10.03.2021 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së  tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 6 orë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat