‘Hallakamë’ në Skenderaj/ Një person kundërshtoi gjobën dhe arrestimin, i bën policët për spital!

Kronikë e zezë

‘Hallakamë’ në Skenderaj/ Një person kundërshtoi gjobën dhe arrestimin, i bën policët për spital!

Më: 12 mars 2021 Në ora: 13:01
Policia

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme është njoftuar për pengim të personit zyrtar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:35 në rrugën “Azem Bejta”, në Skënderaj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar të cilit për shkak të tejkalimit të shpejtësisë njësiti policor i kishte shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik, por i njëjti nuk ishte pajtuar dhe i kishte penguar zyrtarët policor. Për ta arrestuar të dyshuarin njësiti policor ishte penguar edhe nga disa persona tjerë.

Lidhur me rastin përveç të dyshuarit kryesor janë arrestuar edhe tre persona tjerë meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit janë liruar. Si pasoj e rastit dy zyrtarë policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat