Dy të arrestuar për para të falsifikuara në Suharekë

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për para të falsifikuara në Suharekë

Më: 13 mars 2021 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Para jo të pakta të falsifikuara vazhdojnë të qarkullojnë në vendin tonë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar në polici dy persona në raste të ndara kanë deponuar nga 500 euro falso.

Për rastet janë lajmruar policia ku janë arestuar të dyshuarit dhe janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit për monedha të falsifikuara. 

Policia njofton se në rrugë "Brigada 123", në Suharekë, 09.03.2021 – 19:00. Më, 12.03.2021 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka deponuar në bankë një kartëmonedhë prej 500 euro dyshohet e falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu edhe rasti tjetër ishte në rrugën "Brigada 123", Suharekë, 09.03.2021 – 15:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka këmbyer në bankë një kartëmonedhë prej 500 euro dyshohet e falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat