Përleshje me thika në Mitrovicë, tre persona të lënduar

Kronikë e zezë

Përleshje me thika në Mitrovicë, tre persona të lënduar

Më: 17 mars 2021 Në ora: 20:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Një përleshje me thika ka ndodhur sonte në Mitrovicë ku si pasojë tre persona ka pësuar lëndime trupore.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30.

“Rreth orës 19:30 është raportuar një rast për një përleshje të ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në  Mitrovicë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë)”, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë.Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Ndërkaq mediat lokale atje kanë publikuar edhe pamje pas rastit të ndodhur:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat