Arrestohet i dyshuari në Podujevë, kërcënoi një femër

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari në Podujevë, kërcënoi një femër

Më: 21 mars 2021 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një femër nëpërmjet telefonit.

Arrestimin i tij është bërë në fshatin Bellopojë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Fsh. Bellopojë, Podujevë 20.03.2021 – 11:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur përmes telefonit viktimën femër kosovare.

Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat