Taksisti gjen në veturën e tij një kuletë plotë me para, e dorëzon në policinë e Fushë Kosovës

Kronikë e zezë

Taksisti gjen në veturën e tij një kuletë plotë me para, e dorëzon në policinë e Fushë Kosovës

Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:43
Foto Ilustrim

Një taksist mbrëmë rreth orës 23:30 kishte gjetur një kuletë në veturën e tij e cila ishte e plotë me para, të cilën më pas e kishte dërguar në stacionin policor në Fushë Kosovë.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, nga ana  e policisë është kontaktuar personi në fjalë i cili nuk ishte në dijeni se i mungonte portofoli.

“Më 24.03.2021 rreth orës 23:30 në stacionin policor në Fushë Kosovë, nga një qytetar (taksist) është dërguar një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale, të cilën taksisti e kishte gjetë në veturën me të cilën po punonte. Nga ana e policisë menjëherë është kontaktuar personi, i cili ende nuk ishte në dijeni se i mungonte portofoli.  I njëjti është paraqitur në stacion ku  janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme rreth pranim dorëzimit të parave dhe dokumenteve. Falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin  e vazhdueshëm me policinë, veçanërisht qytetarin S.B (mashkull), i cili mbrëmë përveç veprimit të cilin e vlerësojmë shumë , ndau edhe  kohën e tij për rastin”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat