Gjendet i vdekur një person në Gjilan

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në Gjilan

Më: 4 prill 2021 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Gjilan 03.04.2021 – 04:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka bërë të ditur policia.

Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat