Arrestohet një i dyshuar për veprën penale dhënie e ryshfetit

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për veprën penale dhënie e ryshfetit

Më: 7 prill 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Më datën 06.04.2021 në orën 17:48 , në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK), nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në Vërmicë,  ka ardhur një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë me 4 persona,  shtetas shqiptarë.

Gjatë kontrollimit dhe regjistrimit  të dokumentave  të personave dhe automjetit,  në dokumentet që i janë prezantuar  Policisë Kufitare, kishte të futur një kartëmonedhë prej  50 (pesëdhjetë) eurosh. Zyrtari policor i ka kërkuar personit të dijë pse janë këto të holla në dokumente,  pasagjeri në ulësen e parë është përgjigjur se “këto të holla i ka vendosur pasi që kishte ndalesë për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe me to t’i mundësohet hyrja”.    

Gjatë kontrollit në sistemin e të dhënave të Policisë Kufitare është vërejtur që personi E.R, viti i lindjes, 1986, kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën e Kosovës.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Vërmicë, është njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rasti ‘Dhënie e ryshfetit personit zyrtar’.   

Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njejti me vendim të prokurorit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat