Aksident në Podujevë, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident në Podujevë, lëndohen tre persona

Më: 9 prill 2021 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Podujevë, në rrugën “Skënderbeu”, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe një motoçiklete.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat