Doli për të blerë bukë në syfyr, qytetari nga Vitia gjobitet me 200 euro se shkeli orën policore

Kronikë e zezë

Doli për të blerë bukë në syfyr, qytetari nga Vitia gjobitet me 200 euro se shkeli orën policore

Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Masat antiCOVID-19 po vazhdojnë të mos gjejnë zbatim në Kosovë. Policia e Kosovës vetëm gjatë një ditë shqipton qindra gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Gjoba ka pasur edhe në Viti, ndonëse qytetarët në disa raste kanë ankesat e tyre sa i përket zbatimit të këtyre masave anticovid. Një qytetar ka njoftuar është se është gjobitur me 200 euro nga Policia se shkeli orën policore kur në kohën e syfyrit kishe dal për të blerë bukë.

Gjithashtu edhe një tjetër qytetar nga Vitia ka njoftuar para disa ditëve se ishte gjobitur nga Policia e Kosovës me 200 euro pasi që kishte dal për të blerë byrek.

Nga ana tjetër kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kufizojë lirinë e lëvizjes në Kosovë nga ora 22:00 deri në ora 05:00 si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19, duke vendosur orë policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat