Kujdes, pamje +18: Publikohet momenti i vrasjes në tregun e Mitrovicës

Kronikë e zezë

Kujdes, pamje +18: Publikohet momenti i vrasjes në tregun e Mitrovicës

Më: 17 prill 2021 Në ora: 13:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 13:51) - Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas njq incidenti me armë zjarri në Mitrovicë.

Meidat kanë publikuar disa pamje nga vendi i ngjarjes kur ka ndodhur momenti i incidentit.

Një person shihet me armë në dorë teksa kacafytet me disa persona.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Siç shihet, disa persona janë përfshirë në këtë incident, ndërkohë që disa të tjerë mundohen ta qetësojnë situatën.

Duhet theksuar se incidenti ka ndodhur në pjesën ku zhvillohet tregu, pikërisht në ditën e tregut ku ka fluks të qytetarëve.

 

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë një përleshjeje me armë zjarri në Mitrovicë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të së shtunës, ndërsa policia ka dhënë detaje shtese.

“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. .Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësitë policore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Raportohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë. Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin”, ka thënë Zahiti.

​Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Një person është plagosur me armë zjarri afër tregut në Mitrovicë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00 dhe viktima ndodhet në spital.

Nuk dihet motivi i kësaj ngjarje.

Ndërsa zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, ka njoftuar se deri tash nuk ka ndonjë raport zyrtar rreth kësaj ngjarje, dhe sapo të marr informatën do të informojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat