Një i vdekur në Malishevë/ Policia i gjen armë, këto janë dyshimet e para

Kronikë e zezë

Një i vdekur në Malishevë/ Policia i gjen armë, këto janë dyshimet e para

Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:10
Malishevë

Është dërguar një person pa shenja jete, nga familjarët e vet, sot në QKMF-Malishevë sot rreth orës 10:00.

Pas kësaj, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku është gjetur një armë zjarri, me ç’rast dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Datë 18.04.2021 rreth orës 10:00 Stacioni  policor ne Malishevë është njoftuar nga QKMF-Malishevë se një  person nga fsh, Shkoze K Malisheve është sjell nga familjaret për ndihmë mjekësore. Policia ka dal ne vend ngjarje ka takuar mjekun kujdestar si dhe familjaret. Sipas mjekut viktima është sjell nga familjaret ne emergjence pa shenja jete dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Lidhur me rastin janë  informuar te gjitha njësit përkatëse Policore te cilët kane dal vend ngjarje. Policia vend ngjarje ka gjete armën,  qe dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje e cila dhe është konfiskuar.

Për rastin ne fjalë është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër te tije trupi pa jetë i viktimës merret nga IML – Prishtinë për obduksion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat