Të shtëna me armë zjarri në Istog, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Istog, policia jep detaje

Më: 19 prill 2021 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri pati sonte në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut.

Për fat të mirë si pasojë e këtyre të shtënave nuk pati asnjë person të lënduar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.

“Rreth orës 22:30 minuta policia është informaur se në fshatin Gurrakoc të Istogut ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe fatmirëissht  nuk ka pasur persona të lënduar”, tha ai.

Rugova gjithashtu tha se janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të kyçur në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat