Gjakovë: Policia jep detaje burrin që u gjet i vdekur, ishte zhdukur para një jave

Kronikë e zezë

Gjakovë: Policia jep detaje burrin që u gjet i vdekur, ishte zhdukur para një jave

Më: 21 prill 2021 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Dje është gjetur pa shenja jete një burrë nga Gjakova, që ishte raportuar i zhdukur para një jave.

Lajmi u bë i ditur nga Ridvan Tahiri-Riki, i cili ishte i angazhuar në kërkimin e tij.

“Po sa mora lajmin për gjetjen e trupit të pa jetë tashmë të ndjerit Gasper Preqi, i cili ishte i zhdukur që 1 javë.Në emër timin në emër të gjithë grupit të Vullnetarëve i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë miqve”.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

HETIM I VDEKJES

Fsh. Doblibare, Gjakovë 15.04.2021-15:00. Është raportuar se me 20.04.2021 është gjetur në një fushë pa shenja jete viktima mashkull kosovar i cili ishte raportuar si person i zhdukur. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat