Një person në fshatin Turjakë të Pejës, ka njoftuar policinë se persona deri më tani të panjohur, kanë hyrë në shtëpinë e tij me ç’rast kanë demoluar gjësendet.
Sipas viktimës kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.