Për katër ditë, policia në Prishtinë konfiskoi 44 skuterë pa doganë

Kronikë e zezë

Për katër ditë, policia në Prishtinë konfiskoi 44 skuterë pa doganë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Që nga e hëna motoçiklistët kanë qenë “shënjestër” e Policisë së Kosovës, respektivisht njësisë rajonale e trafikut rrugor.

Në rrugët e kryeqytetit policia ka ndaluar motoçiklistët, duke bërë kështu edhe konfiskimin e skuterëve.

Nga zyra për informim e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës kanë treguar për se për katër ditë kanë konfiskuar në kryeqytet 44 skuterë pa doganë.

Sipas tyre, janë 29 motoçiklistë të cilët nuk kanë pasur patentë shoferë.

“Ndërsa 18 ngasës të motoçiklistëve janë ndaluar meqë nuk kanë pasur të vendosura helmetat”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Po ashtu nga policia kanë treguar se nga operacioni policor për ngasjen e motoçikletave janë identifikuar 24 motoçikleta pa regjistrim.

Në total i bie që vetëm në Prishtinë policia ka hasur në kundërvajtje të ndryshme që motoçiklistët nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit.

Në përgjigjen dhënë me shkrim për KosovaPress thuhet se ky plan do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të vikendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat