I gjenden 1.4 kg kanabis në banesë, arrestohet 64 vjeçari

Kronikë e zezë

I gjenden 1.4 kg kanabis në banesë, arrestohet 64 vjeçari

Më: 8 maj 2021 Në ora: 09:07
Ilustrim

Policia e Beratit ka goditur një rast të veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi A.D., 64 vjeç, banues në Gjergjovë, Poliçan është arrestuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.4 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat