27 të vdekur në aksidente rrugore në katër muajt e parë të 2021

Kronikë e zezë

27 të vdekur në aksidente rrugore në katër muajt e parë të 2021

Më: 11 maj 2021 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Që nga fillimi i këtij viti, në katër mujorin e parë janë shënuar rreth 5835 aksidente, pothuajse dyfishi i aksidenteve të raportuara në vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore.

Zyra për informim të Policisë së Kosovës në një përgjigje ka bërë të ditur se 24 nga këto aksidente kanë qenë me fatalitet ku si pasojë jetën humbën 27 persona.

Edhe numri i tiketave të shqiptuara është rritur për rreth 20 mijë tiketa më shumë, nga 113,535 sa ishin në vitin e kaluar është rritur në 133,275.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat