Rrokulliset vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, tre persona të lënduar

Kronikë e zezë

Rrokulliset vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, tre persona të lënduar

Më: 12 maj 2021 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, afër fshatit Llabjan.

Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Po, ju konfirmoj se ka ndodhë një vet aksident në fshatin Llabjan, ku tre persona janë lënduar.

Por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë në vendin e ngjarjes duke i hetuar rrethanat e aksidentit”, ka thënë Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat