Mbi 120 aksidente trafiku gjatë dy ditëve të para të festës së Bajramit

Kronikë e zezë

Mbi 120 aksidente trafiku gjatë dy ditëve të para të festës së Bajramit

Më: 15 maj 2021 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Në dy ditët e para të festës së Fitër Bajramit në Kosovë kanë ndodhur një numër i madh aksidentesh në komunikacion.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, më 13 dhe 14 maj kanë ndodhur 127 aksidente. Më 13 maj kanë ndodhur 64 aksidente komunikacioni, ku 33 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 31 tjerë vetëm me dëme materiale.

Kurse, më 14 maj ( e premte) gjithsej aksidente trafiku ishin 63, një prej tyre me fatalitet, 28 me persona të lënduar dhe 34 me dëme materiale.

Për gjatë kësaj kohe, Policia ka shqiptuar edhe një numër të madh tiketash, për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Vetëm më 13 maj, Policia ka shqiptuar 274 tiketa, ndërkaq më datën 14 maj ka shqiptuar 1 mijë e 131 tiketa.

Policia në vazhdimësi ka kërkuar nga shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke mos rrezikuar jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat