Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Më: 18 maj 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë, ndërsa dyshohet për vetëvrasje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policia së  Kosovës, për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 06:20 policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Sokol Sopi’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. 

Mbështetur në të dhënat e para nga vendi i ngjarjes dyshohet për vetëvrasje, përderisa policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat