Dhunohet një e mitur në Gjilan, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Dhunohet një e mitur në Gjilan, arrestohet një person

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në Gjilan pasi që dyshohet se i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën femër të mitur kosovare.

Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte kanosur se nëse nuk vazhdon lidhjen me të, ai do t’i informoj familjarët e saj se ai ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

Sipas urdhërit të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti sipas policisë është klasifikuar si “dhunim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat