Vjedhje në një depo të pajisjeve mjekësore në Fushë Kosovë, të dyshuarit ikin

Kronikë e zezë

Vjedhje në një depo të pajisjeve mjekësore në Fushë Kosovë, të dyshuarit ikin

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar për një rast të tentim vjedhjes që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një depo të pajisjeve mjekësore në Fushë Kosovë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se katër të dyshuar të maskuar deri me tani të pa njohur kanë depërtuar brenda një depoje të pajisjeve mjekësore dhe kishin kërkuar nga ankuesi që t’ju tregoj se ku janë të hollat. Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të pa njohur”, thuhet në njoftim.

Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat