Aksidenti me 4 të plagosur në Fushë Krujë, arrestohet shoferi 23-vjeçar i një prej makinave

Kronikë e zezë

Aksidenti me 4 të plagosur në Fushë Krujë, arrestohet shoferi 23-vjeçar i një prej makinave

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 08:44
Ilustrim

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tip "Benz" i cili u përfshi në një aksident me dy makina të tjera mëngjesin e ditës së dielë, 13 qershor.

A. V., 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, në segmentin rrugor Fushë Krujë- Tapizë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", është përfshirë në aksident rrugor me mjetin tip "Opel", me drejtues shtetasin A. D. dhe mjetin tip "Jeep", me drejtues shtetasin I. T.

Për pasojë janë lënduar shtetasit M. D., 32 vjeçe dhe një fëmijë 7-muajsh, pasagjerë në mjetin tip "Benz", dhe V. H., 47 vjeç dhe një fëmijë 1 vjeç, pasagjerë në mjetin tip "Opel", banues në Fushë Krujë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat