Kaçanik: Grabitje në një pompë të derivateve

Kronikë e zezë

Kaçanik: Grabitje në një pompë të derivateve

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Një grabitje ka ndodhur dje në një pompë të derivateve në Kaçanik.

Siç merr vesh media nga burimet brenda Policisë, një person i dyshuar, ka hyrë në pompën “I Peroll”, ku nën kërcënimin e armës ka arritur t’ia grabit punëtorit të pompës një shumë të parave.

Sipas të njëjtave burime, rastin në Polici e ka denoncuar punëtori i pompës, i cili ka thënë se personi i dyshuar e kërcënoi atë me thikë, i mori paratë dhe iku.

Rasti është iniciuar në Polici si “grabitje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat