Aksident në fshatin Shajkoc të Podujevës, përfshihen dy vetura, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident në fshatin Shajkoc të Podujevës, përfshihen dy vetura, lëndohen katër persona

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 20:38
Foto nga aksidenti

(E plotësuar 20:48) - Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sot në pasdite në Podujevë, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30,në Rrugën ‘Ali Ajeti’ në Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete”, ka thënë Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha zëdhënësja e Policisë.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut

***

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në fshatin Shajkoc të Komunës së Podujevës.

Sipas pamjeve shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti. Media është në pritje të informacioneve të më të detajuar nga Policia e Kosovës.

Duhet theksuar se nga një tjetër aksident që ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në fshatin Lupç të Podujevës kanë mbetur të lënduar dy persona, njëri prej tyre ka pësuar lëndime më të rënda trupore.

Policia e Kosovës, në statistikat ditore, ka bërë të ditur se vetëm gjatë së premtes në nivel vendi kanë ndodhur 62 aksidente, prej tyre, 26 kanë rezultuar me persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat