Prizren: Fëmija goditet nga motoçikleta

Kronikë e zezë

Prizren: Fëmija goditet nga motoçikleta

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Nëpër rrugët e Kosovës numri i lëmoshkërkuesve është i madh. Ata shpesh ndalen nëpër rrrugët ku ka semaforë, e ku kanë mundësi të kërkojnë para nga shoferët e automjeteve.

Një fëmijë lëmoshkërkues derisa ishte duke kërkuar para nga vozitësit e automjeteve në rrugën “William Walker” të Prizrenit është goditur dje nga një motoçikletë.

Siç merr vesh media fëmija është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Burimet e medias konfirmuar se është hapur rast ndaj prindërve të fëmijës për moskujdesje dhe lejim për të kërkuar lëmoshë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat