Në Mitrovicë janë arrestuar tre persona për falsifikim parash

Kronikë e zezë

Në Mitrovicë janë arrestuar tre persona për falsifikim parash

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Mitrovicë, sot pas hetimeve paraprake, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre të dyshuarve: B.M., M.Sh., F.K., kurse i dyshuari Sh.D., gjendet në arrati.

Tre të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në veprën penale ‘falsifikim i parasë’. 

Në proces hetimor është kryer urdhër-kontroll (verbal), në tre lokacione: dy në Prizren dhe një në Mitrovicë. Hetuesit policorë, si provë materiale kanë sekuestruar 3x500 euro, gjithsej 1500,00 euro, 320x100 dollarë amerikan dhe 160x50 dollarë amerikan gjithsej 40.000,00 dollarë, tre telefona mobil, pasaporta dhe dokumentet identifikuese të të dyshuarve dhe dy veturat te përdorura nga të dyshuarit.

Paratë e sekuestruara dyshohet të jenë të falsifikuara. Për detajet tjera, që do të sigurohen gjatë procesit hetimor, do të njoftoheni me raport shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat