Digjet një veturë në hyrje të Prishtinës

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në hyrje të Prishtinës

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Një veturë është përfshirë nga zjarri në hyrje të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 10:20.

“Rreth orës 10:20 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në afërsi të rrethit në hyrje të qytetit të Prishtinës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat