Dalin detaje për vrasjen në Gjilan, zbulohet identiteti i viktimës, publikohet momenti i arrestimit të dyshuarit

Kronikë e zezë

Dalin detaje për vrasjen në Gjilan, zbulohet identiteti i viktimës, publikohet momenti i arrestimit të dyshuarit

Nga: Bota sot Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 16:55) - Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë ditës së sotme rreth orës 13:30 minuta, në një kafiteri në Gjilan, në afërsi të shkollave të mesme, dyshohet se i dyshuari B.Z., ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.C.

Sipas prokurorisë, dyshohet që për shkak të një mosmarrëveshje i dyshuari B.Z., me mjet të mprehtë – thikë, i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse të ndjerit I.C..

“Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është arrestuar dhe ndaj tij është lëshuar vendim mbi ndalim për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Image
Thika e përdorur

Ndërkohë sipas Policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e Viktimës i moshës madhore.

“Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë quar në këtë rast të rëndë”, thuhet në njoftim.

***

Një person i moshës 40 vjeçare  ka mbetur i vdekur, pasi që u ther me thikë nga një 29 vjeçar në një kafeteri afër shkollave të mesme në Gjilan.

Siç mësohet i dyshuari i moshës një 29 vjeçar, i cili është arrestuar, shkruan "Bota sot".

Ndërkaq, mësohet se i dyshuari është Bardhyl Zeqiri.

Kurse, viktima është I.C. nga fshati Llashticë i Gjilanit.

***

Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Arsim Emini, ka folur për plagët vdekjeprurëse që i mori 40-vjeçari me inicialet I.C., gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjilanit.

Viktima nga fshati Llashticë i Gjilanit ka marrë plagë nga mjeti i prehtë thika, në qafë, në gjoks dhe në dorën e djathtë.

Sipas doktor Arsim Emini, ai është sjellë në Spitalin Rajonal të Gjilanit pa shenja jete.

“Viktima ka pësuar plagë, shpuese-therëse me madhesi mbi 15 cm në pjesën e përparë të qafës. Ka pësuar plagë therëse në anën e majtë të gjoksit, para dhe prapa. Plagë therëse ka pasur edhe në dorën e djathtë”, tha Emini.

Ai shtoi se me rastin po merret policia, teksa në vendngjarje kanë dalë edhe njesitë hetuese mjeko-ligjore.

Pas aktit tragjik, policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor, bëhet fjalë për një 29-vjeçar. Teksa motivet mbi ngjarjen e ndodhur mbeten akoma të panjohura.

Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, me anë të një njoftimi për media thuhet se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

“Rreth orës 13:15, Policia e Kosovës në Gjilan është njoftu për një rast “Therrje me thikë”. Njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, i moshës madhore. Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet të jet i përfshirë në këtë rast të rëndë. Për rastin është njoftu prokurori i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat lidhur me këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëhequr Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

***

Një person ka mbetur i vdekur pasi është therur me thikë sot në Gjilan.

Sot orës 13:10 disa persona janë therur me thika në Gjilan, me ç’rast një person ka ndërruar jetë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

Sot orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për një rast “Therje me thikë”.

Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatuar vdekjen e Viktimës i moshës madhore.

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë çu në këtë rast të rëndë.

Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat