Dy të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronikë e zezë

Dy të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në aksident ishin të përfshira tre vetura.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

Kelani tha se persona e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Në ora 14:48, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë (km i 24). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e duhura në vend-ngjarje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat