Rrahja në Podujevë, personit iu thye hunda – arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Rrahja në Podujevë, personit iu thye hunda – arrestohet i dyshuari

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Një rrahje ka ndodhur ditë më parë në rrugën “Nuhi Gashi”, për të cilin ka raportuar Llapi.info.

Nga kjo rrahje një person ka pësuar lëndime të rënda, ndërkohë që i njëjti është dërguar në QKUK. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se është arrestuar më në fund i dyshuari.

“Rr. Nuhi Gashi, Podujevë (NN) 01.07.2021 ─ 14:27. Lidhur me rastin me datën 02.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se për shkak të një hidhërimi e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të rënda (frakturë në hundë).

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat