Prishtinë - Theret me thikë një person, përfundon në QKUK

Kronikë e zezë

Prishtinë - Theret me thikë një person, përfundon në QKUK

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është sulmuar fizikisht nga pesë persona të dyshuar, ku njëri prej tyre e ka goditur me thikë.

Viktima si pasojë e lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga 4-5 persona të dyshuar. Njëri nga të dyshuarit ka goditur me një mjet të mbrehtë (thikë) viktimën. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendje e tij është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat