Prizren - Përleshje, ekspozohet edhe arma

Kronikë e zezë

Prizren - Përleshje, ekspozohet edhe arma

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 15:49
Foto Ilustrim

Më datë 4 korrik 2021, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Landovicë   është duke ndodhur një përleshje në mes disa personave.

Veprimet policore ishin të menjëhershme.

Lidhur me ketë rast  janë identifikuar personat e dyshuar të cilët para një lokali kishin ekspozuar një armë të zjarrit.

Personat e dyshuar janë:

TH., i lindur në vitin 1970 dhe

T., i lindur në vitin 2002

Të dyshuarave u është gjetur dhe  sekuestruar:

1 (një) pushkë,

2 (dy) fishekë

1 (një) karikator i zbrazët

I dyshuari  E.TH., pranon se rreth orës 14:00 të datës 04.07.2021,  para lokalit të tyre ka ndodhur një rrahje  në mes pesë personave.

Në afërsi të personave të dyshuar e ka vërejtur babanë e tij ( të  dyshuarin  N. TH.) dhe me qellim që të pengojnë eskalimin e situatës, nga lokali e merr armën dhe të njëjtën e ekspozon.

I dyshuari N.TH., pranon se arma është e tij.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit dhe Departamenti i Krimeve të Rënda.

Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat