Arrestohet 21 vjeçari ishte i dënuar me tetë muaj burgim për drogë

Kronikë e zezë

Arrestohet 21 vjeçari ishte i dënuar me tetë muaj burgim për drogë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Është arrestuar në Ferizaj një 21 vjeçar me inicialet A.B.

Ai ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore sepse ishte i dënuar me tetë muaj burgim për veprën penale në bashkëkryerje “Blerje , posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat