Tentim grabitje në Prishtinë: Grabitësi u vu nën kontrollë nga disa qytetarë

Kronikë e zezë

Tentim grabitje në Prishtinë: Grabitësi u vu nën kontrollë nga disa qytetarë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Një tentim grabitje ka ndodhur në një argjendari në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Por, i dyshuari kishte dështuar që ta kryente grabitjen.

I njëjti është vënë nën kontrollë nga disa qytetarë.

Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar.

Kështu bën të ditur Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një tentim grabitje të ndodhur në një argjendari në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë. I dyshuari ka dështuar të kryej grabitjen përderisa i njejti është vënë nën kontrollë nga ankuesi i përkrahur dhe nga qytetarë të tjerë”.

“I njëjti më pas është arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit. Nuk raportohet për persona të lënduar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat