Arrestohet hajni i turistëve në rrugën Pejë- Rugovë, ja çka iu gjet në veturë

Kronikë e zezë

Arrestohet hajni i turistëve në rrugën Pejë- Rugovë, ja çka iu gjet në veturë

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 10:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Dje përderisa Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH), ishin duke patrulluar në rrugën “ Ker Sadria” Pejë- Rugovë. Viktimat turist shtetas Arab/Arabia Saudite, kanë ndaluar Policinë tek vendi i quajtur “ te sharra” dhe kanë raportuar se nga vetura e tyre të cilën e kishin të parkuar, personi i dyshuar kishte vjedhur nga vetura e viktimave një laptop, tre telefona mobil dhe gjëra tjera personale.

NJRSH së bashku me viktimat e rastit kanë gjurmuar njërin nga telefonat për lokacionin e tij, Policia iu është vënë pas, dhe kanë arritur që ta ndalojnë të dyshuarin në fshatin Qerim-Gjakovë.

“Gjatë kontrollimit të veturës nga Policia, janë gjetur dhe konfiskuar: Shtatëmijë ( 7000) franga zvicerane, dyqind (200) euro, treqind e njëzet e gjashtë (326) dollar Amerikan, tre (3) telefona mobil, një (1) llap top, një (1) palë syze, tri (3) paketime cigare dhe një parfum”, njofton policia.

“Me urdhër të Prokurorit të shtetit gjësendet e vjedhura iu janë kthyer viktimave, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48- orëve”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat