“Kena me te vra dhe kena me të ngreh zhag me traktor”

Kronikë e zezë

“Kena me te vra dhe kena me të ngreh zhag me traktor”

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 10:05
Ilustrim

Një person ka raportuar në polici se mbrëmjen e së enjtes, pas një mosmarrëveshjeje që kishte pasur me fqinjët e tij në fshatin Novolqn të Vushtrrisë, të dyshuarit me inicialet: M.V., dhe M.V., rreth një kontesti pronësor, të njëjtit e kishin kërcënuar me fjalët: “Nesër kena me te vra këna me të ngreh zhag me traktor’’, duke përsëritur disa herë të njëjtat fjalë sipas ankuesit.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të hapet si kanosje ndërsa të dyshuarit pas intervistimit nga njësia e hetimeve të lirohen në procedurë të rregullt.
Rasti i referohet njësisë së hetimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat